Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste me kërkesë për rastin “Cakaj”.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë nëse DSIK e ka zbatuar ligjin për pajisjen e zëvendësministrit të Jashtëm Gent Cakaj me certifikatë sigurie.
Në kërkesën në fjalë përfshihet edhe fakti nëse është zbatuar ligji për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument.