21 pedagogë dënojnë dhunën e policisë ndaj studentëve

Shqipëria

21 pedagogë dënojnë dhunën e policisë ndaj studentëve

Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:05
Dhuna

21 pedagogë të Universitetit të Tiranës kanë dënuar publikisht ndërhyrjen me forcë të policisë në Fakultetin e Ekonomisë, dhe ushtrimin e dhunës ndaj studentëve në momente të caktuara.

Pedagogët thonë se “jemi pro arsimit cilësor dhe kërkesave për të përmirësuar aktivitetin akademik si dhe për gjetjen e një platforme të përshtatshme për arritjen e këtij objektivi”.

Në pamjet e publikuara në media shfaqet një polic teksa qëllon një student, duke e plagosur lehtë. Uniformat blu kanë shkelur sakaq ligjin duke mësyrë në ambientet e brendshme të një fakulteti.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat