Dëmtimi i depos së armatimit në Pashaliman, FA: Përgjegjësit do ndëshkohen

Shqipëria

Dëmtimi i depos së armatimit në Pashaliman, FA: Përgjegjësit do ndëshkohen

Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:11
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura bën me dije se, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Policia Ushtarake referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

Shtabi i Përgjithshëm i FA thekson se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat