A janë mbyllur bastet sportive në Shqipëri, Rama: Nuk janë as online

Shqipëria

A janë mbyllur bastet sportive në Shqipëri, Rama: Nuk janë as online

Më: 11 janar 2019 Në ora: 21:29
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama flet për mbylljen e basteve dhe të kazinove.

“Të gjitha bastet janë mbyllur. Tek tuk ka tentativa të cilat janë identifikuar dhe do t’i mbyllim e ata që i marrin përsipër këto arrestohen dhe paguajnë pasoja të reja. E dyta, online i paligjshëm është i mbyllur dhe lufta me online që lidhet me bastet jo shqiptare është një luftë që e zhvillojnë të gjitha vendet, e rëndësishme është që 99.99% të burimeve të parasë nga bastet dhe nga kazinotë elektronike është shteruar. Bëhet fjalë për qindra e qindra miliona euro që hidhet në lum.

Nëse më thua që qindra milona euro kanë gjetur kanal tjetër, është e pamundur. Për të luajtur online duhet kartë bankare, duhet regjistrim, pra online është i kufizuar maksimalisht.

“Unë kam njerëz që më dërgojnë skedinat”, tha Çani. 

“Po çfarë të them unë tani”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat