A do të shkarkohet Ilir Meta? Përgjigjet Edi Rama

Shqipëria

A do të shkarkohet Ilir Meta? Përgjigjet Edi Rama

Më: 11 janar 2019 Në ora: 22:51
Rama dhe Meta

Kreu i Qeverisë Edi Rama i ftuar në  “Zonë e Lirë” ka komentuar situatën e krijuar mes Kryeministrisë dhe Presidencës, pas mosdekretimit të Gent Cajkës nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

I pyetur nga Arian Çani se pse nuk e shkarkon, Rama u shpreh se shkarkim i tij kërkon një shumicë të theksuar në Kuvend.

“Bujar Nishani meriton respekt për shkak të Ilir Metës. Pavarësisht se ishte partiak nuk arriti atje ku arriti Meta

Shkarkimi i Ilir Metës kërkon 2/3 të Kuvendit të Shqipërisë. Ai thotë se mund të bëj ç’të dua. Po ai bën çfarë do duke turpëruar një vend dhe sillet si të ishte kryetar i LSI-së në ditë më të këqija. Nëse Ilir Meta kërkon të drejtojë  opozitën, nëse kërkon ta bëjë Presidencën një çizme rezervë të opozitës të shkuar pambuk. Unë nuk kam ndërmend të futem në një konflikt ndërinstitucional”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat