Rritje e numrit të shpendëve në Shqipëri

Shqipëria

Rritje e numrit të shpendëve në Shqipëri

Më: 12 janar 2019 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Ka nisur puna për censusin e shpendëve të ujit në 26 zona të mbrojtura të Shqipërisë, por jo vetëm, nga veriu në jug, për vitin 2019.

Të dhënat e vitit 2018 treguan se numri i shpendëve të ujit është rritur ndjeshëm. Kjo edhe si pasojë e vendimeve të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria në mbrojtje të mjedisit, siç është moratoriumi i gjuetisë.

“Ndryshimi shumë i madh i specieve të ndryshme që vendi ynë, dëshmon se moratoriumi i gjuetisë ka qenë një vendimmarrje e drejtë, por po ashtu dëshmon sesa më shumë ne mund të bëjmë me disa veprime administrative, por më shumë pjesëmarrje të mendimit intelektual për të rritur dashurinë për natyrën dhe për ta transformuar natyrën në një burim fuqie , kënaqësie, ekonomie, por edhe një potencial të vërtetë turistik për vendin tonë. I kemi kërkuar ministrisë së Brendshme dhe organeve ligjzbatuese të forcojnë kontrollet dhe masat represive karshi atyre, që nuk zbatojnë moratoriumin”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, nga Liqeni Artificial i Tiranës, një sajt i ri që i shtohet monitorimit dhe numërimit të shpendëve për këtë vit, transmeton tch.

Për ministrin e Turizmit dhe të Mjedisit, viti 2019 ka ardhur me detyra të qarta dhe me më shumë buxhet, veçanërisht për zonat e mbrojtura nga pikëpamja turistike.

“Kjo do të jetë një nga politikat që ministria e Turizmit dhe Mjedisit gjatë vitit të ri dhe ne kemi vënë një sasi të konsiderueshme buxhetore, për ti transformuar zonat e mbrojtura, si pasuri turistike, si zona që duan shumë vizitorë për t’i shndërruar në një potencial të vërtetë ekonomik. Detyra jonë është që të ruajmë ekuilibrin ndërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe mbrojtjes së vazhdueshme të pasurisë natyrore”, tha ministri Klosi.

Censusi i zogjve do të realizohet në datat 11, 12 dhe 13 janar, për tu finalizuar me një pasqyrë të situatës së shpendëve të ujit në vendin tonë, brenda muajit shkurt. Këtë vit, risi është shtimi i 6 sajteve të reja, të cilat gjithashtu do ti nënshtrohen procesit të monitorimit dhe numërimit të shpendëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat