Temperaturat në Dibër arrijnë – 12 gradë, 115 familje prej 10 ditësh të bllokuara

Shqipëria

Temperaturat në Dibër arrijnë – 12 gradë, 115 familje prej 10 ditësh të bllokuara

Më: 12 janar 2019 Në ora: 09:24
Ilustrim

Gjatë natës mbrëmë në Qarkun e Dibrës temperaturat kanë shënuar -12 gradë në qytetin e Bulqizës, trashësia e borës është 70 cm si në Bulqizë dhe Peshkopi brenda në qytet. Ndërsa problem tani është ngrica që janë prezente në rrugë. Instancat përkatëse si prefekturat dhe bashkitë pretendojnë se situata është nën kontroll, ndërsa nga ana tjetër banorët thonë se janë të izoluar prej 4 ditësh.

Në zonat e thella të Qarkut të Dibrës bora arrin deri në 2 metra. Rrugët rurale sipas banorëve janë të bllokuara. Problem janë 115 familje në Terrnovë e Madhe dhe Terrnovë e Vogël që prej 10 ditesh janë të bllokuara, janë 1600 mbi nivelin e detit dhe trashësia e borës arrin deri në 2 metra në këto fshatra.

Ndërkohë rruga nacionale Peshkopi-Tiranë në disa segmente kalohet me vështirësi për shkak të prezencës së akullit në rrugë. Ka dhe mungesë të energjisë elektrike. OSHE po punon për rikthimin e energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat