Skandali me dëmshpërblimet e tërmetit në Mat, policia procedon 7 verifikuesit - Bota Sot
Skandali me dëmshpërblimet e tërmetit në Mat, policia procedon 7 verifikuesit

Shqipëria

Skandali me dëmshpërblimet e tërmetit në Mat, policia procedon 7 verifikuesit

Më: 12 janar 2019 Në ora: 13:42
Emisioni investigativ “Fiks Fare”

Pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, të enjten, të skandalit të ndodhur në Bashkinë e Matit me dëmshpërblimet e miratuara prej saj, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 11 gushtit të vitit të kaluar, policia e Dibrës njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë të 7 shtetasve.

Ata dyshohet se, duke qenë anëtarë të Komisionit të Verifikimit dhe Komisionit të Vlerësimit në Bashkinë e Matit, kanë përzgjedhur në mënyrë selektive qytetarët përfitues për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 2018-s.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i referohen Prokurorisë për hetime të mëtejshme, ndërsa “Fiks Fare” denoncoi se në fshatin Barbullej të Matit kanë përfituar dëmshpërblim nga shteti vetëm 6 familje, nga 15 të dëmtuara.

Në listën e hartuar nga Bashkia e Matit figuronte familja e kryeplakut të fshatit, vëllezërve të tij dhe e pleqësisë së fshatit, njëkohësisht anëtarë të Partisë Demokratike. Njëri prej tyre madje përfitonte 1 milion e 500 mijë lekë dëmshpërblim për shtëpinë, edhe pse kishte 15 vite që nuk jetonte në atë shtëpi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...