I jepet grada Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallakut

Shqipëria

I jepet grada Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallakut

Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:33
Ndriçim Sallaku

Presidenti Ilir Meta dekretoi dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Ndriçim Reshit Sallakut

Dekreti

Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1
Kolonel Ndriçim Reshit Sallaku, me detyrë “Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, jo rezident në shtetin e Izraelit, Republikën e Azerbajxhanit dhe në Gjeorgji” i jepet grada “Gjeneral Brigade”.
Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 11047
Tiranë, më 11.01.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat