Stoku në Gjykatën e Lartë: Gjykimi i një dosje zgjat minimalisht 6-7 vjet

Shqipëria

Stoku në Gjykatën e Lartë: Gjykimi i një dosje zgjat minimalisht 6-7 vjet

Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:37
Gjykata e Lartë

Drejtësia e vonuar është drejtësia e munguar,  por në Gjykatën e Lartë të  qytetarëve u duhet minimalisht 6 vjet për të marrë verdiktin përfundimtar për dosjet e tyre. 

Stoku i dosjeve, i cili vetëm pak ditë me parë kapi shifrën e afro 29 mijë  ceshtjeve ne pritje të gjykimit,  duket se do te doje nje afat afër një dekade per tu kthyer ne normalitetit edhe në rast se gjykata plotesohet me anëtar.  Avokatët  thonë se kjo situatë u ka sjelle shqetësim dhe sidomos në cështjet civile     

"Me këtë ritëm një dosje civile do i duhen 6-7 vite për tu gjykuar"

Por një tjetër gjykatë  po ecen ne gjurmët e Gjykatës së Lartë përsa i perket stokut të cështjeve në pritje të gykimit është Gjykata Administrative e Apelit, e cila eshte e vetmja në Shqipëri dhe mbledh ankimimet  e të gjitha gjykatave  në rrethe

"Kemi vetëm një gjykatë Apeli adminstrativ që ka 22- 23 mijë dosje. Aty zakonisht prisnim deri në 2 vjet për një datë, tani kemi shkuar tek 3 vite dhe kam frikë se do të shkojmë dhe në 4 vite."

Sipas  juristeve një zgjidhje për ketë volum të math çështjes duhet te japë  vete Gjykata e Lartë, e cila duhet të nxjerre vendime unifikuese në mënyre qe praktika gjyqësore të zbatohet nga gjykatat e apeleve dhe te shmangen rekurset ne shkallën e trete te gjyqësorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat