Manastirliu inspektim në Burrel: Shëndetësia në gadishmëri për emergjencat

Shqipëria

Manastirliu inspektim në Burrel: Shëndetësia në gadishmëri për emergjencat

Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:47
Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale

Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi sot qendrën shëndetësore Komsi dhe spitalin e Burrelit ku inkurajoi ekipet mjekësore për shërbimin dhe gadishmërinë për t’ju përgjigjur qytetarëve në këto ditë të motit të vështire: U kryen 2900 misione shpëtimi me autoambulancë dhe 8 misione me helikopter në këto ditë të motit të keq.

 “Ekipet mjekësore dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në gadishmëri për të ndihmuar qytetarët në këtë situatë moti të vështirë dhe vetëm gjatë këtyre ditëve janë kryer 2900 misione shpëtimi”. Kështu deklaroi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi sot qendrën shëndetësore Komsi, në Burrel.

Kemi siguruar furnizimin me barnat e urgjencës në 92 qendrat dimërore për të gjithë sezonin e dimrit. Qendrat shëndetësore, spitalet por mbi të gjitha ekipet e urgjencës mjekësore janë në gadishmëri për të shpëtuar jetë në këto ditë të motit të vështirë. Jam këtu në këtë zonë të thellë të Matit për të inkurajuar dhe mbështetur ekipet mjekësore për punën e jashtëzakonshme që po bëjmë, siç ishte rasti i nënës me fëmijën e saj të 8 që pikërisht nga Burreli u transportua me helikopter drejt Tiranës dhe sot gëzon shëndet të plotë bashkë më djalin e saj. Manastirliu.

Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale 

Ministrja Manastirliu u ndal edhe në spitalin e Burrelit, ku pa nga afër situatën në urgjencë dhe maternitet.

“Edhe në këto ditë të motit të vështirë, vijon patronazhimi nga mjekët e materniteteve të Tiranës në maternitetin e Burrelit, duke ju dhënë mundësi grave dhe vajzave të kësaj zone të marrin shërbimin afër vendbanimit. Investimet e nisura në infrastrukturë do të vijojnë edhe në këtë spital. Jemi duke përfunduar projektin dhe këtë vit nis një investim i rëndësishëm për rehabilitimin e spitalit të Burrelit, që do të sigurojë një standard të ri shërbimi për qytetarët", u shpreh Manastirliu.

Nga Burreli ku vizitoi qendrën shëndetësore Komsi dhe spitalin e Matit,  Ministrja deklaroi se nuk do të mungojë furnizimi me medikamentet e nevojshme dhe angazhimi i stafit mjekësor do të jetë maksimal në këto  ditë të ftohta të motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat