ARRSH : Vazhdon pastrimi i rrugëve nga bora

Shqipëria

ARRSH : Vazhdon pastrimi i rrugëve nga bora

Më: 12 janar 2019 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

ARRSH, ose Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar rreth siatuatë aktuale të rrugëve në Shqipëri.

Sipas njoftimit të ARRSH shumë rrugë janë hapur dhe në shumë të tjera vijon procesi i punës, ndërsa apelon tek drejtuesit e mjeteve të repektojnë sinjalistikën rrugore.

“Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir. Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve. Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët: Qafë Mali – Fierzë
Ura e Cerenecit – Steblevë
Qafë Bualli – Kraste
Trebisht – Dogane
Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Draje
Peshkopi-Ushtelencë
Domaj-Draj Rec
Bulqizë-Fushë Bulqizë
Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.
Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
Rruga Lunik -Steblevë
Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë. Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat