ARRSH: Akset ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Shqipëria

ARRSH: Akset ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Më: 12 janar 2019 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton median dhe opinionin për gjendjen e akseve kryesore të vendit.

ARSH, bën me dije se në Rajonin Jugor Gjirokastër, që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër, kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen përdorimi i zinxhirëve:

Qafë Mali – Fierzë
Ura e Cerenecit – Steblevë
Qafë Bualli – KrastË
Trebisht – DoganË

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht përdorimi me zinxhir.
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Draje
Peshkopi-Ushtelencë
Domaj-Draj Rec
Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset ,Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
Rruga Lunik -Steblevë qarkullohet pjesërisht me zinxhir

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat