I morën paratë dhe terrorizuan familjarët, kush është biznesmeni që ra pre e grabitësve - Bota Sot
I morën paratë dhe terrorizuan familjarët, kush është biznesmeni që ra pre e grabitësve

Shqipëria

I morën paratë dhe terrorizuan familjarët, kush është biznesmeni që ra pre e grabitësve

Më: 13 janar 2019 Në ora: 06:15
Ilustrim

Elton Kelmendi është biznesmeni që ra pre e grabitësve me maska, në Shkozet të Durrësit.

Dyshohet se tre persona me maskë i kanë vjedhur një shumë parash prej 10 mijë eurosh.

Grabitësit, nën kërcënimin e armëve, mësohet se kanë lidhur personat e pranishëm në banesë dhe kanë marrë paratë.

Para se të largoheshin, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

Biznesmeni ka bërë kallëzim duke vënë në lëvizje policinë, që ka nisur kërkimet për gjurmët e keqbërësve.

Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se Elton Kelmendi, që nga vitit 2009, ka në pronësi një kompani që merret me transport rrugor kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...