Autoriteti tregon gjendjen e rrugëve në Shqipëri, ku kalohet me zinxhirë

Shqipëria

Autoriteti tregon gjendjen e rrugëve në Shqipëri, ku kalohet me zinxhirë

Më: 13 janar 2019 Në ora: 09:18
Ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim për të gjithë shoferët shqiptarë që kanë planikifkuar të lëvizin këtë të dielë.

Situata e rrugëve në Shqipëri paraqitet e stabilizuar këtë fundjave, përveçse disa akseve rrugore në veri të vendit ku ecja me zinxhir është e detyrueshme. ARRSh thotë se borëpastrueset kanë punuar dhe gjatë natës për të hapur rrugët nga dëbora.

Më poshtë njoftimi i ARRSh mbi rrugët në Shqipëri:

Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendje e akseve kryesore të vendit

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

– Qafë Mali-Fierzë

– Ura e Cerenecit-Steblevë

– Qafë Bualli-Krastë

– Trebisht-Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir

– Kuben-Vasije

– Peshkopi-Qafë Draje

– Peshkopi-Ushtelencë

– Domaj-Draj Rec

– Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

– Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)

– Rruga Lunik –Steblevë

– Krujë-Sarisalltik

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat