Mbyllja e basteve, ja realiteti në Shqipëri sipas Ramës - Bota Sot
Mbyllja e basteve, ja realiteti në Shqipëri sipas Ramës

Shqipëria

Mbyllja e basteve, ja realiteti në Shqipëri sipas Ramës

Më: 13 janar 2019 Në ora: 14:01
Edi Rama

Prej datës 31 dhjetor në Shqipëri rezulton të kenë ulur qepenët mbi 4 mijë pika bastesh, në kuadër të ligjit të ri të qeverisë Rama që parashikon ndalimin e këtij biznesi në qendrat e banuara dhe zhvillimin e aktivitetit të lojërave të fatit vetëm në hotele me 5 yje.

E teksa ka denoncime se vijon të luhet ende bixhoz përmes faqeve “online”, kryeministri Edi Rama e paraqet realitetin në Shqipëri krejt tjetër.

Sipas një fotoje të postuar prej tij në Instagram, ku një person pretendon se ka kursyer një shumë të konsiderueshme parash nga mbyllja e llotove, Rama thekson se kjo është e vërteta.

Këtë foto, shefi i qeverisë e ka publikuar pas kërkesës së disa miqve të tij në këtë rrjet social. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...