Bora në Shqipëri, akset që janë të detyrueshme për përdorimin e zinxhirëve - Bota Sot
Bora në Shqipëri, akset që janë të detyrueshme për përdorimin e zinxhirëve

Shqipëria

Bora në Shqipëri, akset që janë të detyrueshme për përdorimin e zinxhirëve

Më: 14 janar 2019 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta, ndërsa në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj- Drajë Rec

Qafë Mali- Fierzë

Ura e Cerenecit-Steblevë

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë Drajë

Peshkopi-UShtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe tani kanë filluar reshje të dobëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik -Vilat Qeveritare, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për shkak të temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçë qarkullimi është normal pa zinxhir.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Të gjithë kontraktoret janë në gatishmëri, pasi pritet që pasdite të ketë reshje bore.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...