Vjedhja e Armëve në Bazën ushtarake, jepet ‘arrest me burg’ për 4 të arrestuarit

Shqipëria

Vjedhja e Armëve në Bazën ushtarake, jepet ‘arrest me burg’ për 4 të arrestuarit

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:27
Baza ushtarake e Pashalimanit

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit si përgjegjës të vjedhjes së armëve në bazën ushtarake në Pashalimanit.

Katër nga personat e ndaluar vënë nën akuzë janë: Lesko Ramosaçaj 52-vjeç, Edlir Nelaj 42-vjeç, Ervis Memsulaj 23-vjeç dhe Ardit Ramaj 25-vjeç.

Ushtarakët akuzohen për shpërdorim detyre.

Nga baza ushtarake janë vjedhur një sasi e madhe armësh. Më poshtë lista e materialeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit:

– 2 armë luftarake automatike model 56 me bajonetë shtizë

– 700 fishekë luftarake 7.62 mm që përdoren nga armë luftarake pistoletë TT model 54

– 3691 fishekë luftarakë që përdoren nga armët luftarake automatik blindëshpues djegës

– 40 granata dore luftarake

– 40 ndezës për granata dore luftarake

– 1 krehër hark automatik luftarake

– 1 pushkë M-4 karabinë luftarake model 14.5 me barel 5x56x45mm

– 1000 fishekë luftarake model 5.56 mm x 45 mm me majë të rrumbullakët normal

– 4 krehra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56 mm.

Kujtojmë se të ndaluarit kanë deklaruar se nuk kanë parë asgjë dhe skanë dëgjuar asgjë. Vjedhjen e kanë vënë re në orët e para të mëngjesit të së nesërmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat