Inspektoriati i punës, platformë e re online për sipërmarrjen shqiptare - Bota Sot
Inspektoriati i punës, platformë e re online për sipërmarrjen shqiptare

Shqipëria

Inspektoriati i punës, platformë e re online për sipërmarrjen shqiptare

Më: 14 janar 2019 Në ora: 14:06
Sonila Qato dhe Arben Seferi

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, së bashku me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Arben Seferi në bashkëpunim me BiznesAlbania, nëpërmjet z. Luan Bregasi, prezantuan përpara përfaqësuesve të sipërmarrjes shqiptare platformën e re online të Inspektoratit të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, e cila nëpërmjet plotësimit të të dhënave nga cdo punëdhënës bën të mundur parashikimin e masës ndëshkimore në rast shkeljesh nga ana e inspektorëve në rast kontrolli.

Në fjalën e saj ministrja Qato shprehu gjithe mirenjohjen per mbeshtetjen qe sipërmarrja i ka dhene Ministrit te Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes, si nje rol te shumekerkuar nga sipermarrja ​ne qeveri, ku pa bashkepunimin dhe besimin reciprok, do te ishte shume e veshtire rradhitja sot, e nje sere perparimesh te bera ne drejtim te ketij roli ministror. “Sot qeveria, ka nje panorame te qarte, te pikave te dobta te performances perballe sipermarrjes ashtu si edhe te alternativave me te mira per korrigjimin e tyre, permes nismave ligjore dhe strukturore, me ndikim te dpd ne veprimtarine e sipermarrjes.”

“Eshte shume e rendesishme, qe permes ketij eventi sot, dhe permes jush te marrin informacion te gjithe sipermarresit, mbi transparencen e kesaj platforme, dhe mundesine qe kjo platform i jep gjithesecilit prej tyre, per te kontrolluar arbitraritetin e vendimarrjes se inspektoreve ne terren gjate ushtrimit te kontrollit, dhe informacionin qe ata duhet te kene per te denoncuar rastet abusive, me qellim per te punuar ne ligjshmeri te plote fale te gjitha te dhenave qe kjo platform ofron mbi detyrimet qe sipermarrja duhet te plotesoje perballe ketij inspektoriati.”

Ndërsa Kryeinspektori Seferi u ndal tek rëndësia e kësaj platform si një matricë “e cila ka si qëllim sigurimin e transparencës së vendimarrjes së inspektorëve të punës. Është një shërbim i projektuar për të përmirësuar marrëdhënien me biznesin. Për këtë arsye, ofrojmë këtë mundësi testimi për çdo subjekt, i cili pas ballafaqimit me informacionin mbi situatën e tij, në lidhje me zbatimin e legjislacionit të punës, do të ketë mundësinë e vetëkorrigjimit.”

Kjo platformë online nga sot mund të aksesohet nëpërmjet faqes së Inspektoratit nga tërë sipërmarrësit duke garantuar një proces të shtuar trasparence, mundësinë për vetkorrigjim dhe gjithashtu aplikim të të njëjtit standard në masat e ndërmarra nga ana Inspektorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...