Bixhoz në fshehtësi, 4 të proceduar në Fushë-Krujë

Shqipëria

Bixhoz në fshehtësi, 4 të proceduar në Fushë-Krujë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:52
Ilustrim

Në kuadër të goditjes së ushtrimit të lojërave të fatit, Policia e Krujës pas një kontrolli të befasishëm ka konstatuar se disa persona vijoni të ushtronin këtë aktivitet.

Për këtë janë proceduar penalisht katër shtetas, ku në mesin e tyre  është edhe pronari i subjektit.

“Policia e Krujës ka ushtruar  kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 4 shtetas, përfshirë pronarin e një subjekti,  ku iu gjetën dhe sekuestruan sende të ushtrimit të lojërave të fatit. Janë proceduar penalisht për veprat penale” “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasit  A.T, D.K, O.D, dhe E.Sh.(pronari i subjektit). Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut.

Policia e Shtetit fton cilindo  të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat