Kuvendi mblidhet të mërkurën në seancë të jashtëzakonshme

Shqipëria

Kuvendi mblidhet të mërkurën në seancë të jashtëzakonshme

Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:58
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi do të mblidhet të mërkurën në seancë të jashtëzakonshme.

Burime për JavaNews.al bëjnë me dije se seanca është thirrur nga Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ditën e mërkurë.

Në fakt ky është edhe një detyrim, pasi bëhen fiks dhjetë ditë që nga dekretimi i emrave të grupit të parë të ministrave.

Kushtetuta përcakton se Presidenti dekreton emrat e rinj për ministra brenda shtatë ditësh dhe Kuvendi i miraton ato Brenda 10 ditësh.

Mbledhja e Kuvendit brenda afateve ligjorë është edhe një sinjal që Rama i jep Metës duke i treguar se ai po zbaton normat kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat