Nesër përgatituni për -14 gradë celcius - Bota Sot
Nesër përgatituni për -14 gradë celcius

Shqipëria

Nesër përgatituni për -14 gradë celcius

Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:26
Ilustrim

90% e territorit shqiptar është mbuluar nga reshje shiu dhe dëbore. E marta do të jetë dita më e ftohtë e javës, me temperatura që do të zbresin deri në -14 gradë celcius. Meteorologët parashikojnë që gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje bore në kryeqytet.

Një sistem vranësirash ka përfshirë veriun dhe qendrën e vendit, gjatë pasdites ato do të zhvendosen në juglindje.

Meteorologia Adiola Bani thotë: “Duke filluar nga mesnata do të kemi përmirësim të kushteve, duke bërë që e marta të jetë një ditë e ftohtë, por e kthjellët. Në zonat malore, minimuni do të shkojë në -14 gradë në lindje të vendit. Edhe në bregdet do të kemi temperatura -2 gradë. Kjo situatë është deri të premten. Të premten kemi rikthim të reshjeve në territor, por temperatura tipike të dimrit”.

Përsa i përket reshjeve të borës, në vendin tonë është shënuar një rekord: “Për një javë është sasia më e madhe e borës e rënë në dy dekada, duke shënuar edhe mbi dy metra në zonat malore”.

Si pasojë e paqendrueshmërisë, sinoptikanët nuk mund të bëjnë një parashikim afatgjatë: “Pas 17 janarit do të kemi temperatura tipike dimërore, por reshje më të mëdha shiu dhe bore”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...