Përmirësohet ndjeshëm situata rrugore

Shqipëria

Përmirësohet ndjeshëm situata rrugore

Më: 14 janar 2019 Në ora: 20:38
Kukës

Bashkia Kukës bën me dije për situatën sa i përket hapjes rrugëve është drejt përmirësimit.

Ka përfunduar puna për hapjen e rrugëve në njësitë administrative Surroj, Kolsh, Terthore, Shtiqen dhe Malzi.

Në Njësinë Administrative Shishtavec është punuar përsëri gjatë ditës së sotme në segmentin Ura e Zapodit-Ura e Topojanit.

Në Njësinë Administrative Zapod rrugët e fshatrave Orgjost, Pakisht dhe Kosharisht janë të hapura. Ditën e nesërme do të punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave Zapod, Orçikel, Bele dhe Nimçe.

Në Njësinë Administrative Ujmisht janë hapur rrugët e të gjitha fshatrave, përjashtuar fshatin Skavicë.

Po punohet në Njësinë Administrative Grykëcaje, për hapjen e rrugëve të fshatrave Fshat dhe Çaje. Në këtë njësi do të punohet edhe gjatë ditës së nesërme në rrugën e fshatit Çaje.

Në Njësinë Administrative Bicaj gjatë ditës së nesërme do të punohet për hapjen e rrugës së fshatit Gabrrice. Rrugët e fshatrave të tjerë të kësaj njësie janë të hapura.

Aktualisht puna vazhdon në Njësinë Administrative Kalis.

Të gjitha shkollat janë të furnizuara më lëndë djegëse për ngrohje.

Fatmirësisht nuk ka patur raste të emergjencave shëndetësore.

Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm ka qenë i rregullt dhe pa probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat