Rama quajti “kazan” VOA-n, reagon Basha: Erdhi koha ta shkulim njëherë e mirë këtë njeri!

Shqipëria

Rama quajti “kazan” VOA-n, reagon Basha: Erdhi koha ta shkulim njëherë e mirë këtë njeri!

Më: 14 janar 2019 Në ora: 21:25
Lulzim Basha

Zëri i Amerikës publikoi një artikull me përgjimet e Krimeve të Rënda përkundrejt disa prej zyrtarëve më të lartë të PS-së e qeverisë, ku këta të fundit ishin të implikuar në shitjen e vendeve të punës në administratën e burgjeve.

Lajmi në fakt duket se nuk i pëlqeu aspak Ramës, i cili e quajti Zërin e Amerikës “kazan”, një etiketim që sipas kryetarit të PD-së Lulzim Basha tregoi edhe njëherë se kryeministri është plotësisht i degraduar.

Përmes një postimi në rrjetin social, Basha shkruan se Rama për të mbrojtur paratë dhe pushtetin e vjedhur, është i gatshëm të sulmojë dhe Amerikën.

STATUSI I BASHËS:

Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat