Shehu: Pse kryeministri Rama s’do bëhet dot ministër i Jashtëm! - Bota Sot
Shehu: Pse kryeministri Rama s’do bëhet dot ministër i Jashtëm!

Shqipëria

Shehu: Pse kryeministri Rama s’do bëhet dot ministër i Jashtëm!

Më: 15 janar 2019 Në ora: 08:04
Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu që më parë ka mbajtur edhe detyrën e ministrit të Jashtëm paralajmëron mundësinë që pas Gent Cakajt as kryeministri Edi Rama që është propozuar sëfunmi, nuk mund rë dekretohet për postin e Ministrit të Jashtëm.

I ftuar në emisionin“Argument”, Shehu tha se Kushtetuta shqiptare e ndalon mbajtjen e një detyre ministrore nga kryeministri. Duke sqaruar se ky gjykim është personal dhe se do të jenë konstitucionalistët e kreut të shtetit ata që do të japin gjykimin final, Shehu tha se në nenin 102 të Kushtetutës nuk përcaktohet mundësia që kryeministri të marrë këtë detyrë.

“Është antikushtetuese. Nuk do të bëhet dot diçka e tillë. Nuk e dekreton dot. Shikoni nenin 102 të Kushtetutës pika D ku thuhet për funksionet e kryeministrit. Kryeministri nuk mund të kryejë funksione të tjera. Ku thuhet se kryeministri mund të jetë edhe ministër? 

Presidenti do të këshillohet por nga sa kuptoj unë, nga sa unë kam eksperiencën në lidhje me Kushtetutën e Shqipërinë, nuk mundet dhe po e diskutojmë kot. Nuk mund të ndodhë sepse është antikushtetues. Di që nuk mundet që kryeministri në Shqipëri të jetë ministër. Pikë! Me Kushtetutën aktuale kjo nuk është e mundur” tha Shehu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...