Bregdeti shqiptar me mot të kthjellët

Shqipëria

Bregdeti shqiptar me mot të kthjellët

Më: 15 janar 2019 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësira kalimtare në orët e mëngjesit në zonën e verilindjes dhe juglindjes.

Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit.

Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-25 m/sek, intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe një valëzim të forcës 1-2 ballë, me lartësi vale deri 1.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër -5/1 diell

Kukës    -10/-3  diell

Lezhë    -3/1  diell

Dibër     -12/-5  diell

Durrës  2/7  diell

Tiranë   0/6  diell

Elbasan      -2/4  diell

Berat     -5/4  diell

Vlorë     -1/7  diell

Korçë    -8/-2  diell

Gjirokastër -4/5  diell

Sarandë 2/10  diell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat