Atentati me armë zjarri në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Shqipëria

Atentati me armë zjarri në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Më: 15 janar 2019 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Ende nuk ka asnjë autor për atentatin e një ditë më parë në Vlorë.

Ndërsa pas 5 orësh ndërhyrje kirurgjikale, Mikel Mehmeti, i cili mbeti i plagosur nga ky atentat është nisur drejt Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen "Pavarësia", ku persona të paidentifikuar me motor hapën zjarr mbi automjetin tip 'Audi' me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas.

41-vjeçari Mehmeti dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit. 

Policia dyshon se atentati ka qenë i mirëorganizuar. 

Agresorët kanë braktisur motorin në një tjetër zonë, duke u larguar më pas me një automjet, raporton "ora".

Në afërsi të stacionit të trenit, në një zonë informale është gjetur një makinë e djegur terësisht, e cila dyshohet se është përdorur prej tyre.

Si ndodhi ngjarja

Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri armësh ndaj një automjeti tip 'Audi' me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti dhe një tjetër person.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën "Gjergj Araniti". Agresorët duket se e kanë ditur rrugën që do të ndiqte mjeti, duke e qëlluar afër në anën e drejtuesit të makinës.

Mehmeti ka mbetur i plagosur rëndë me një plumb në krahëror dhe një në bark. Menjëherë pas ngjarjes ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Vlorës, ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Paraprakisht mjekët kanë bërë të ditur se gjendja e tij është e rëndë.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se dy agresorët janë larguar menjëherë me një motor nga ngjarja.

Policia dyshon se atentati ka qenë i mirëorganizuar. Agresorët kanë braktisur motorin në një tjetër zonë, duke u larguar më pas me një automjet.

Në afërsi të stacionit të trenit, në një zonë informale është gjetur një makinë e djegur terësisht, e cila dyshohet se është përdorur prej tyre.

Duke qenë se në zonë nuk ka kamera dhe dëshmitarët janë të paktë, dyshohet se ata kanë përdorur më pas mjete të tjera për të humbur gjurmët.

Ky është atentati i radhës në Vlorë pasi Mehmeti konsiderohet si një nga miqtë më të ngushtë të Ferdinand Llanaj, të cilit dy vite më parë i bënë atentat në rrugën Transballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat