Kujdes, në këto rrugë rekomandohet lëvizja vetëm me zinxhirë

Shqipëria

Kujdes, në këto rrugë rekomandohet lëvizja vetëm me zinxhirë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor shqiptar bën një pasqyrim të të gjitha akseve kombëtare të vendit

Kështu në rajoni verior gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta.

Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draje Rec

Ura e Cerenecit-Steblevë

Kuben-Vasije

Peshkopi- Qafë Drajë

Peshkopi-Ushtelencë

Ura Cerenecit-Steblevë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Aksi nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave.

Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur reshje bore në lartësi, që shkojnë 5-15 cm. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçë qarkullimi rekomandohet me zinxhir në:

Korçë Boboshticë.

Dardhë dhe Qafë Qarri - Ersekë.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat