Avokati i Balilit: U fsheh dy vite, që shteti të mos paguante kot shpenzimet e burgut

Shqipëria

Avokati i Balilit: U fsheh dy vite, që shteti të mos paguante kot shpenzimet e burgut

Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:16
Theodhori Sollaku

Avokati i Klemenet Balilit ka suprizuar sot me deklaratën e tij. Duke folur para mediave, Theodhori Sollaku u shpreh se i shumëkërkuari vendosi të dorëzohet pikërisht sot, pasi hetimet janë drejt përfundimit.

Ai u shpreh se Balili iu shmang policisë për dy vite, pasi në të kundërt do të kishte kosto për shtetin nëse qëndronte në burg.

“Është e vërtetë që ka qenë në kërkim policor për dy vite. Shtetasi Klemenet Balili nuk u dorëzua më parë sepse këto dy vite shteti do ta mbante me bukë, do paguante policë etj. Bëhet fjalë për një kosto që do të arrinte në 250 mijë euro” – tha Sollaku.

Ai u shpreh se Balili nuk i është shmangur drejtësisë në asnjë moment, por pikërisht sot u gjetën modalitetet për dorëzimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat