Studentët e ‘Letërsisë’ kërkojnë plotësimin e dy pikave, ku përfshihet pasurimi i bibliotekës

Shqipëria

Studentët e ‘Letërsisë’ kërkojnë plotësimin e dy pikave, ku përfshihet pasurimi i bibliotekës

Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:50
Ilustrim

Studentët e departamentit të Letërsisë i kanë kërkuar dekanatit dhe rektoratit që të shfuqizohet mënyra sesi ndahen grupet mësimore në leksionet e auditoreve, si dhe të pasurohet biblioteka e fakultetit nga 20-30 kopje të librave artistikë të detyruar.

Këta studentë shprehen se leksionet në kushtet aktuale nuk mund të zhvillohen më, ndërkohë që, theksojnë se 80% e librave artistikë për një lëndë të detyrueshme mungojnë, ose në rastin më të mirë gjenden 2-3 kopje.

Sot një grup i vogël studentësh nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Historisë dhe Filologjisë, Mjekësisë dhe Shkencave Sociale kanë vijuar bojkotin mësimor në shenjë proteste, duke sfiduar kështu temperaturat e ulëta.Në solidarizim me ta janë bashkuar edhe një grup studentësh nga universiteti “Aleksandër Moisiu”, të degëve të biznesit dhe juridikut, të cilët nuk janë futur në klasa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat