Zv. Ministër i Brendshëm: Arrestimi i Balilit meritë e Policisë së Shtetit!

Shqipëria

Zv. Ministër i Brendshëm: Arrestimi i Balilit meritë e Policisë së Shtetit!

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:23
Besfort Lamallari

Zv. Ministër i brendshëm, Besfort Lamallari i ftuar në News 24 ka komentuar dorëzimin e Klement Balilit gjatë ditës së sotme. Për Lamalarin, fakti që Balili ndodhet pas hekurave është meritë e plotë e Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se arrestimin e tij, vetë kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar kohë më parë.

Si u realizua operacioni?
Do theksoja dy elementë forcën goditëse të Policisë së Shtetit kundër kirmit të organizuar. Për këtë u ngrit një strukturë e posaçme për identifikimin e tyre dhe sekuestrimin e pasurive të tyre. Si dhe një element tjetër dërgimin e letërporosive greke drejt e në gjykatë. Sot. Kemi lajmin e shumëpritur nga të gjithë si nga ana e shqiptarëve ashtu edhe ndërkombëtarev, arrestimin e një të shumëkërkuari. Ambasadorët shprehen vlerësimin ndaj policisë së shtetit

Pse u vendosi pikërisht tani të dorëzohet?
Nuk është çështja pse u dorëzua tani. Ka disa masa të ndryshme që merren nga Policia e Shtetit që sjellin ngushtimin e rrezes, por kjo nuk bën rëndësi. Sot është një dritë pozitive në luftën kundër krimit të organizuar, sot Balili duhet të japë llogari para drejtësisë shqiptare. Thashë edhe më parë që ishte thjesht çështje kur dhe nuk mbetet te vullneti personal i personave të caktuar. Nëse flasim për kohë, kujtojmë që në muajin korrik vetë kryeministri Rama ka thënë se do kapet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat