Balla: Presidenti Meta, kryetar alternativ i opozitës

Shqipëria

Balla: Presidenti Meta, kryetar alternativ i opozitës

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:25
Taulant Balla dhe Ilir Meta

Taulant Balla shprehet se Presidenti Ilir Meta “ka prirje që të shndërrohet në një kryetar alternativ të opozitës”.

“Meta është bërë shumë i lexueshëm tani. Mjafton të lexosh një ditë para Berishën, e kupton hapin e Metës ditën tjetër. Ka një prirje që të shndërrohet në një kryetar alternativ të opozitës. Presidenti, nëse dëshiron të vijojë antikushtetueshmërinë e tij, kjo i takon përgjegjësisë së tij”, deklaroi Balla.

Kur u pyet nëse do të ketë një nismë ligjore për shkarkimin e Presidentit, Balla u përgjigj: “Do të ketë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të zgjidhur këtë ngërç të shkaktuar artificialisht”.

“Për të shkarkuar Presidentin e Republikës duhen 2/3 e Kuvendit. Ne ndihemi mirë që opozita është e përfaqësuar në Presidencë”, tha me ironi kreu i grupit socialist. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat