Llamallari: Strukturë e specializuar për kapjen e personave më të kërkuar - Bota Sot
Llamallari: Strukturë e specializuar për kapjen e personave më të kërkuar

Shqipëria

Llamallari: Strukturë e specializuar për kapjen e personave më të kërkuar

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:18
Besfort Lamallari

Besfort Lamallari, zëvendësministër i Brendshëm, u shpreh sot se, strukturat e policisë së Shtetit, po bashkëpunojnë fort edhe me agjenci partnere brenda dhe jashtë vendit, përfshirë edhe Interpolin, për ngritjen e një strukture të specializuar për gjetjen dhe kapjen e personave më të kërkuar në vend, të cilët operojnë brenda dhe jashtë vendit.

Në një intervistë të dhënë në një media televizive, Lamallari komentoi arrestimin e Klement Balilit gjatë ditës së sotme, ndërsa theksoi se arrestimin e tij, është paralajmëruar kohë më parë nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Do theksoja dy elementë: forcën goditëse të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar. Për këtë u ngrit një strukturë e posaçme për identifikimin e tyre dhe sekuestrimin e pasurive të tyre. Si dhe një element tjetër dërgimin e letërporosive greke drejt e në gjykatë. Sot, kemi lajmin e shumëpritur nga të gjithë si nga ana e shqiptarëve ashtu edhe ndërkombëtarëv, arrestimin e një të shumëkërkuari. Ambasadorët shprehen vlerësimin ndaj policisë së shtetit”, tha ai.

Ndërsa pyetjes se, pse pikërisht tani u dorëzua Balili?, numri dy i dikasterit të Brendshëm i’u përgjigj se, “Nuk është çështja pse u dorëzua tani. Ka disa masa të ndryshme që merren nga Policia e Shtetit që sjellin ngushtimin e rrezes dhe rrisin presionin e operacioneve të saj”.

“Sot është një dritë pozitive në luftën kundër krimit të organizuar, sot Balili duhet të japë llogari para drejtësisë shqiptare. Thashë edhe më parë që ishte thjesht çështje kur dhe nuk mbetet te vullneti personal i personave të caktuar. Nëse flasim për kohë, kujtojmë që në muajin korrik vetë kryeministri Rama ka thënë se do kapet”, theksoi ai. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...