Greqi, kapet me drogë Kostandina Mata nga Saranda, pronare e një kantine vere - Bota Sot
Greqi, kapet me drogë Kostandina Mata nga Saranda, pronare e një kantine vere

Shqipëria

Greqi, kapet me drogë Kostandina Mata nga Saranda, pronare e një kantine vere

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:55
Kostandina Mata

Policia greke ka sekuestruar mbi 35 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Smerto, Igumenicë ku është ndaluar një mjet që drejtohej nga një 25-vjeçare shqiptare, e cila udhëtonte bashkë me dy fëmijët e saj të mitur.

Në bagazhin e makinës u gjetën 33 pako me 35 kg 130 gram marijuanë, ndërkohë që policia greke ka sekuestruar edhe 1 celular. Mësohet se e arrestuara është Kostandina Mata, 25 vjeç, pronare e një kantine në Sarandë. Ndërkohë thuhet se shqiptarja ishte furnizuar me drogë në tokën greke, pra malli kishte kaluar nga mali dhe më pas 25-vjeçarja e ka marrë në makinën e saj për ta çuar në destinacion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...