Ringritja e Gjykatës Kushtetuese, PD: Shorti për KED nga Kuvendi është i paligjshëm

Shqipëria

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese, PD: Shorti për KED nga Kuvendi është i paligjshëm

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:56
Ilustrim

Në mbledhjen e parë të thirrur për konstituimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e cilësoi mbledhjen të paligjshme dhe të pavlefshme. Alibeaj argumentoi se shorti i hedhur nga Kuvendi i Shqipërisë u bë sipas një procedure antikushtetuese dhe përzgjedhja e emrave u bazua në lista të paligjshme.

“Një organ i krijuar nga paligjshmëria difekt, nuk mund të konstituohet në mënyrë të ligjshme dhe aq më pak të prodhojë veprimtari të tillë. Marrja e vebdimeve pa kaluar vetingun është devijim nga shkronja dhe fryma e Kushtetutës” u shpreh Alibeaj, që theksoi se përbërja aktuale e KED nuk ka asnjë garanci për ushtrimin e funksionit në mënyrë të pavarur.

Alibeaj në fjalën e tij tha se të vetëquajturit anëtarë të KED-së po punojnë sipas axhendës politike për kapjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Për të shmangur këtë rrezik, deputeti Alibeaj propozoi në mbledhjen e sotme, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, delegjitimimin e përbërjes aktuale e KED-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat