Bllokimi nga pakica e auditorëve, studentëve u vjen ‘në majë të hundës’, nisin proçedurat për bursë

Shqipëria

Bllokimi nga pakica e auditorëve, studentëve u vjen ‘në majë të hundës’, nisin proçedurat për bursë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:23
Një grup studentësh vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar brenda fakulteteve të Ekonomisë, Mjekësisë, Drejtësisë, Shkencave sociale dhe Inxhinierisë së Ndërtimit

Një grup studentësh vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar brenda fakulteteve të Ekonomisë, Mjekësisë, Drejtësisë, Shkencave sociale dhe Inxhinierisë së Ndërtimit që prej disa ditësh, ndërsa pjesa tjetër kanë vazhduar procedurat për dokumentacionet e nevojshme që të përfitojnë nga uljet e tarifave dhe bursat.

E ndërkohë që është një pakicë studentës të përfshirë në bojkot, pjesa tjetër të lodhur nga kjo situatë kërkon që të të vijojnë marrjen e leksioneve. Megjithë këtë situatë katotike deri në korridoret e fakulteve, 54 ekspertët e Ministrisë së Arsimit vijaun të qëndrojnë në sekretaritë e fakulteteve në mënyrë që t’u shpjegojnë studentëve të gjitha VKM-të e miratuara në dhjetor nga qeveria, dhe çfarë dokumentesh nevojiten për të përfituar bursë dhe ulje tarife.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat