Divjakë, pastrohen 31 km kanale të dyta kulluese

Shqipëria

Divjakë, pastrohen 31 km kanale të dyta kulluese

Më: 15 janar 2019 Në ora: 21:15
Divjakë

Bashkia e Divjakës po vazhdon pastrimin e kanaleve kulluese të dyta në njësinë administrative Grabjan, me synim shmangien e ujërave të tepërta në toka. Sipas kësaj bashkie, në periudhën 2017-2018 janë pastruar rreth 31 km kanale kulluese të dyta.

Puna vazhdon me ritme të larta ndërkohë që objektivi i Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Divjakë për vitin aktual është rreth 36 km, pra pjesa e mbetur që kjo drejtori ka në inventarin e saj në këtë njësi administrative. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat