Nipi i Balilit: Kam negociuar 5 ditë me Veliun, xhaxhai s’do reagonte me armë

Shqipëria

Nipi i Balilit: Kam negociuar 5 ditë me Veliun, xhaxhai s’do reagonte me armë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 22:13
Rigels dhe Klement Balili

Në një lidhje telefonike për emisionin “Dritare” në News 24, nipi i Klement Balilit, Rigelsi tha se ka qenë vetë ai që ka negociuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Ai tha se xhaxhai tij në asnjë moment nuk do të reagonte me armë.

“Është vetëdorëzuar. Unë kam bërë negociata me Drejtorin e Policisë së bashku me xhaxhain tim dhe është vetëdorëzuar. Negociata kemi bërë që në datën 10. Ka arritur vetë në vetëdorëzim se unë nuk do t’i mbush mendjen xhaxhait tim. Ai nuk është person që mund të vendosë kushte Drejtorit të Policisë. Ka ardhur drejtori i policisë dhe e ka marrë. Nuk ka shans të reagonte me armë”, u shpreh ai.

Ku ka qenë gjatë kësaj kohe?

Këtë pyetje iu takon t’ia bëni të pandehurit. Unë nuk pata kohë ta pyesja.  Vendosi të dorëzohej tani. Në momentin që do vijë letërporosia nga Greqia, ai tha se unë nuk do t’i shmangem drejtësisë. Unë flas nga Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat