Arrestimi i Klement Balilit, Kryetari i Bashkisë Delvinë: Si negociova për vetëdorëzimin e xhaxhait

Shqipëria

Arrestimi i Klement Balilit, Kryetari i Bashkisë Delvinë: Si negociova për vetëdorëzimin e xhaxhait

Më: 15 janar 2019 Në ora: 23:15
Rigels Balili dhe Alban Dudushi

Pas dy vitesh në kërkim, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili, është vetëdorëzuar në polici, e tashmë do të përballet me akuzat për trafik ndërkombëtar droge. Po përse u vetë-dorëzua? Çfarë kushtesh kishin negociatat për dorëzimin e tij? Kush e ka radhën? Këtë janë disa prej pyetjeve të ngritura në emisionin Top Show, ku ka pasur edhe një lidhje telefonike me nipin e tij, Rigels Balili, i cili është edhe kryetar i Bashkisë Delvinë.

Gjatë bisedës me drejtuesin e emisionit, Alban Dudushi dhe të të ftuarit e kësaj të marte, Rigels Balili deklaroi se ka qenë ai personalisht që ka negociuar me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për t’u vetëdorëzuar.

“Ne kemi pasur kërkesë më parë nga drejtori i policisë, Ardi Veliun për t’u vetëdorëzuar. Por xhaxhai nuk ka pranuar. Dorëzimi i tij është bërë pas plotësimit të dosjes. Në 12 janar kemi kontaktuar me Ardi Veliun që Klement Balili të vetëdorëzohej. Xhaxhai im është i pafajshëm”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk ka pasur më parë kontakt me të. “Po të kisha kontaktuar me të, do t’i kisha kërkuar të dorëzohej më herët. Klement Balili ishte i qetë kur u dorëzua, më i qetë sesa unë”.

Më tej nipi i Klement Balilit që negocioi me policinë për dorëzimin e xhaxhait të tij, deklaroi se familja e tij nuk ka pasur asnjë favor nga politika.

“Paloka gënjen, sepse Balili nuk ka marrë asnjë tender sic pretendohet nga PD”, u shpreh ai, duke shtuar se xhaxhai tjetër i tij ka pasur një firmë që përpara se Klement Balili të mbushte moshën madhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat