Sot seancë e jashtëzakonshme për ministrat e rinj, priten debate qeveri-opozitë

Shqipëria

Sot seancë e jashtëzakonshme për ministrat e rinj, priten debate qeveri-opozitë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 07:57
Kuvendi i Shqiperise

Partia Demokratike ka vendosur të jetë pjesë e seancës së ditës  së sotme ku do të votohen Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Në seancën e jashtëzakonshme që do të nisë punimet në orën 17:00, priten debate për situatën politike, ekonomike dhe krimin.

Në votim nuk do të jetë emri i Edi Ramës si ministër i Jashtëm, pasi presidenti ende nuk e ka dekretuar.

Me nisjen e sesionit, kreu i grupit parlamentar të PS i kërkon opozitës konsensus për reformën zgjedhore, pasi tashmë po kalojnë limitet e kohës.

Në lidhje me komisionin hetimor të kërkuar për DSIK, Balla u shpreh se është dakord, por duhet pasur kujdes me objektin hetimit, për të mos ndërhyrë në informacionet e klasifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat