Kartat e reja të identitetit, radha që në 4 të mëngjesit

Shqipëria

Kartat e reja të identitetit, radha që në 4 të mëngjesit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:28
Radha që në 4 të mëngjesit

Hajrie Halili, e sëmurë priti disa orë në radhë për të aplikuar për kartën e identitetit në njësinë 3 në Tiranë.

Pas dy javësh karta e saj skadon dhe pa të ajo nuk mund të marrë ilaçet e domosdoshme.Por thirrja e Hajries, as nuk u dëgjua nga dhjetëra qytetarë të tjerë që të irrituar e të lodhur prisnin në radhë disa prej orës 4 të mëngjesit ne te ftohtin e hidhur dhe duke u çapitur mes baltës ne zyrat e ALEAT ne njësinë 3 dhe 4.

Një liste e hartuar vullnetarisht, qarkullonte me emrat e tyre prej mëngjesit. Shume pensioniste prisnin në radhë për ore të tëra pasi pa kartën e identitetin nuk mund të marrin pensionin. Te tjerë ishin ne panik pasi duke mos qenë të sigurt nëse në fund të ditës do të mbaronin punë, disa prej tyre duhet të largohen nga Shqipëria. Edhe pse ishte mesditë, pak qytetarë kishin mundur të futeshin në zyrat e ALEAT. Në njësinë 5 aplikonin edhe qytetarë të njësisë 1 dhe 2. Shumë kishin lenë punën dhe të irrituar thonë se dy kompjutera nuk e përballojnë dot fluksin.

Në njësinë 6 ne Kombinat situata nuk ishte e njëjta, aty puna vijonte normalisht pa ngarkesë. Në zyrat e ALEAT janë afishuar njoftime për dokumentet me të cilat duhet të jenë të pajisur personat e interesuar për rinovimin e pasaportës biometrike. Këto dokumente dorëzohen në komisariatin e njësisë së banimit, por në fillim qytetarët duhet të pajisen në postë me kuponin që kushton 7500 lekë. Për kartën e identitetit mjafton të dorëzohet karta e vjetër dhe kuponin përkatës, shkruan BalkanWeb.

Për shkak të fluksit të aplikimeve për karta identiteti, drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe fundjavave. Sipas ministrisë së brendshme, hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë. Nga ana tjetër Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës së identitetit dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat