Policët e ‘padukshëm’ kapin mat dhjetëra shoferë

Shqipëria

Policët e ‘padukshëm’ kapin mat dhjetëra shoferë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:03
Ilustrim

Policia Rrugore vijon kontrollet për shkelësit e qarkullimit rrugor.

Kështu, në faqen zyrtare në ‘Facebook’ të Policisë së Shtetit është publikuar një video ku shihet se si janë kapur në flagrancë të gjithë drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit, ndërsa ata janë ndëshkuar me gjoba.

“Format e kontrollit me patrullim dhe monitorim që po aplikohen së fundmi, nga Policia Rrugore, kanë si qëllim kryesor parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e ndalimeve dhe verifikimeve pa shkelje të dukshme, apo pa objekt konkret verifikimi, si dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës, me rëndësinë që ka sjellja e tyre konform normave të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar, në të gjitha rrugët dhe kategoritë e saj, me apo pa prezencën e tyre.

Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do  dhe , njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat