Basha: Do ta rrëzojmë të sëmurin psiqik, kush e mbështet Ramën është tradhtar i kombit! - Bota Sot
Basha: Do ta rrëzojmë të sëmurin psiqik, kush e mbështet Ramën është tradhtar i kombit!

Shqipëria

Basha: Do ta rrëzojmë të sëmurin psiqik, kush e mbështet Ramën është tradhtar i kombit!

Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:58
Lulzim Basha

Pasi maxhoranca nuk lejoi debatin në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, Lulzim Basha ka folur me tone mjaft të ashpra kundër Ramës e madje dhe atyre që e mbështesin atë, duke i cilësuar si tradhëtarë të interesit kombëtar.

Në deklaratën e tij jashtë sallës së kuvendit, Basha tha se opozita do të mobilizojë të gjitha resurset e saj për rrëzimin e qeverisë.

“Hajdut psikik që i dha sot dërrmën e fundit Kuvendit. Nuk mund të vazhdojë më kjo gjendje. Shqipëria nuk mund ta durojë më këtë gjendje. Ndaj detyra jonë është të jemi në krahë të këtyre njerëzve. Çdo ditë me Ramën kryeministër është ditë krize. Çdokush që i shërben me vetëdije apo pavetëdije vazhdimit për çdo ditë të vetme të qëndrimit të Ramës kryeministër është tradhtar. Pavarësisht nëse është një analist apo oligark, të gjithë duhet të trajtohen tradhtarë. E sotmja është shpallja luftë opozitarizmit dhe parlamentit. Ne si opozitë duhet të mobilizohemi me të gjitha resurset. Thirrje çdo shqiptari të ndershëm për të rrëzuar me çdo kusht shkaktarin e kësaj emergjence”, deklaroi kreu i PD.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...