Pritet sërish shtyrja e hetimeve për Saimir Tahirin

Shqipëria

Pritet sërish shtyrja e hetimeve për Saimir Tahirin

Më: 16 janar 2019 Në ora: 19:49
Saimir Tahiri

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të shtyjë edhe me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokurorët e kësaj çështje kanë pasur një mbledhje këtë të mërkurë dhe pritet që firmosja e zgjatjes së hetimeve të bëhet të enjten, ditë kur përfundon dhe afati.

Shkak për zgjaten e hetimeve janë disa veprime hetimore që hetuesit nuk kanë mundur t’i sigurojnë deri tani. Janë kryesisht fakte që priten të vijnë nga letër porositë që priten nga Italia dhe Mali i Zi. Gjithashtu janë duke u kryer veprime për hetimin pasuror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat