Opozita merr vendimin, do të ketë protesta të përhershme derisa Rama të rrëzohet! - Bota Sot
Opozita merr vendimin, do të ketë protesta të përhershme derisa Rama të rrëzohet!

Shqipëria

Opozita merr vendimin, do të ketë protesta të përhershme derisa Rama të rrëzohet!

Më: 16 janar 2019 Në ora: 19:54
Lulzim Basha

Lider i opozitës Lulzim Basha së bashku me drejtuesit e tjerë të minorancës parlamentare kanë dalë në konkluzione pas një mbledhje të gjatë të mbajtur në selinë blu.

Në përfundim të mbledhjes, Lulzim Basha ka komunikuar nisjen e një “ere” të re protestash e revolte qytetare, të cilat sipas kryedemokratit do të ndalojnë derisa kryeministri Rama të rrëzohet.

Basha: Sot e gjithë Shqipëria e pa sesi në parlament Rama i hoqi opozitës të drejtën për të folur. Vendi po rrëshket drejt autoritarizmit e diktaturës. Rama ka një parlament për të shkatërruar interesat kombëtare. Ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës politike, pranda në përgjigje ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Ditën e shtunë PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të vendosur datën e revoltës. Shumë shpejt do të komunikojmë vendimin. Do të bëjmë gjithçka për t’i shërbyer objektivit tonë, rrëzimit të Edi Ramës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...