Xhaçka tregon për stërvitjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri - Bota Sot
Xhaçka tregon për stërvitjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri

Shqipëria

Xhaçka tregon për stërvitjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri

Më: 17 janar 2019 Në ora: 09:11
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se gjashtë studentë nga Shqipëria po ndjekin studimet në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së.

“Mirëmëngjes nga Kosova! Kadeti Gersian Leka është sot pjesë në programet stërvitore së bashku me kolegë të tjerë nga Shqipëria e Kosova. Aktualisht, 6 studentë nga Shqipëria  po ndjekin studimet në Qendrën e Studimeve Universitare pranë Forcës së Sigurisë së Kosovës. #KrenariPërFA. #FAdritarePërArsimim”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...