Tiranë, 13 të ndaluar e 12 në kërkim për mashtrim me TVSH-në

Shqipëria

Tiranë, 13 të ndaluar e 12 në kërkim për mashtrim me TVSH-në

Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:00
Ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për disa persona, të dyshuar për krijimin e skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH-së.

Në total janë lëshuar 25 urdhër ndalime, për 25 personat që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive që vepronin në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, e që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.

Deri më tani janë ekzekutuar 13 urdhër ndalime, ndërsa 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, transmeton tch.

Prokuroria thekson se do të vijojë hetimet për identifikimin e saktë dhe të plotë të subjekteve përfituese nga kjo skemë mashtruese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat