Vrau ish-gruan gjyqtare, Fadil Kasemi dënohet me burgim të përjetshëm

Shqipëria

Vrau ish-gruan gjyqtare, Fadil Kasemi dënohet me burgim të përjetshëm

Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:50
Fadil Kasemi

Fadil Kasemi, i cili vrau me armë ish-bashkëshorten e tij gjyqtare Fildez Hafizi, është dënuar këtë të enjte me burgim të përjetshëm. Vendimi u dha nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Në përfundim të hetimeve për krimin e rëndë që tronditi Tiranën në 2017-n, organi i akuzës kërkoi që autori të dënohej përjetë dhe ta vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Ndaj 53-vjeçarit rëndonin tre akuza: ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’, ‘Rrëmbim e mbajtje peng personi’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Më 31 Gusht të vitit 2017, ish-gjyqtarja Hafizi u qëllua me tre plumba nga ish-bashkëshorti, teksa po futej në makinën e saj të parkuar në zonën e Xhamllikut.

Kasemi kishte kërkuar që të aplikohej gjykimi i shkurtuar, por kjo kërkesë u rrëzua pasi me ndryshimet në Kodin e ri Penal, për krimet në familje nuk pranohet gjykimi i shkurtuar.

53-vjeçari ka shpjeguar se me ish-gruan ka pasur marrëdhënie shumë të mira, deri në momentin kur ajo fitoi studimet për në shkollën e Magjistraturës në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat