Ministrat e rinj betohen para Presidentit të Republikës - Bota Sot
Ministrat e rinj betohen para Presidentit të Republikës

Shqipëria

Ministrat e rinj betohen para Presidentit të Republikës

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:01
Ceremonia zyrtare nisi me Himnin e Flamurit

Një ditë pasi morën votën në Parlament, ministrat e rinj të Qeverisë “Rama”, si dhe zv.kryeministri Erion Braçe u betuan para Presidentit të Republikës.

Ceremonia zyrtare nisi me Himnin e Flamurit, ndërsa i pari që bëri betimin me dorën mbi Kushtetutën e vendit ishte numri dy i Qeverisë, Erion Braçe.

Pas tij, me radhë bënë betimin ministrja e Financave, Anila Denaj; ministrja e Transportit dhe Energjisë, Belinda Balluku; ministrja e Arsimit, Besa Shahini; ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi; ministrja e Kulturës, Elva Margariti; ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi; si dhe ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në ceremoninë e zhvilluar në selinë e Presidencës ishin të pranishëm nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...