“Zbulohet skema për mbrojtjen e ‘Eskobarit të Ballkanit’... kushtonte 15 mijë euro në muaj”

Shqipëria

“Zbulohet skema për mbrojtjen e ‘Eskobarit të Ballkanit’... kushtonte 15 mijë euro në muaj”

Më: 17 janar 2019 Në ora: 19:50
Klement Balili

Klement Balili nuk mund të kapet kurrsesi nga policia pasi ai mbrohej nga drejtuesit më të lartë të policisë së Sarandës dhe jo vetëm kaq, mbrojtja e tij kushtonte plot 15 mijë euro në muaj.

Ky është denoncimi i bërë publik nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka postuar në rrjetin social mesazhin e një punonjësi të policisë së komisariatit të Sarandës. Sipas denoncuesit, mbrojtjen Eskobarit të Ballkanit ja siguronte sheshi i krimeve në Sarandë Gentian Selami, mik i ngushtë i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Për më tepër lexoni postimin e Sali Berishës:

Balili mbrohej me urdher nga lart

Mbrojtja i kushtonte 15 mije euro ne muaj!

Lexoni mesazhin. sb

Prsh DoktorJam oficer policie ne komisariatin e Sarandes.Dua the sqaroj se balili mbrohej me urdher nga lart nga shefi I krimeve te sarandes Gentian Selami I cili eshte mik I ngusht I Ardi Veliut.Tani qe Balili I Redhill on gjerat dhe vendosi vet te dorzohej po gent selami ju lut kelit qe ti bente ndere ardit te famshem te vinte ta merte ai dhe me kete te forconte pozitat.Dua tju beje me dije se mbrojtja kushtonte 15 mij euro ne muaj dhe leket shkonte I merte Genti tek restoranti I kelit me Butrint.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat